Google ADS

Vuçiq deklarohet pas takimit me ambasadorit amerikan

12:36 | 22 Nëntor 2022
A. B.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, të cilin e ka njoftuar për rezultatin e bisedimeve në Bruksel dhe ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.

“E informova ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, për raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel dhe ndava shqetësimin tonë për sigurinë e serbëve në Kosovë në dritën e zhvillimeve të fundit”, ka thënë Vuçiq në profilin e buducnostsrbijeav në Instagram.

Vuçiq falënderoi ambasadën për përfshirjen e saj në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe vuri në dukje se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe në mirëbesim, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i fituar me vështirësi në të gjithë rajonin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme