Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij po përballet me një luftë të vështirë “për ruajtjen e pavarësisë”.
Ata që e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë shumë të fuqishëm
“…sepse kur flasim për Kosovën, nuk flasim me atë që duhet, pra Kosovën, por me mbrojtësit e saj të fuqishëm. Është problem kur duhet të bisedoni me ata që e kanë shkatërruar Serbinë në vitin 1999 dhe e kanë njohur shtetin e Kosovës më 2008. Ata janë shumë të fuqishëm”, tha Vuçiq në Nish, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Vuçiq tha se, në këtë politikë, Serbia duhet të jetë e arsyeshme dhe racionale, të ruajë pavarësinë e saj, të mbrojë vendin dhe të mos e rrezikojë në asnjë mënyrë.
“Duam të kemi paqe dhe të ardhme”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime në nivel të lartë për normalizimin e marrëdhënieve.
Është thënë se palët duhet të arrijnë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për këtë qëllim./rel
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...