Vuçiq: Asociacioni u vonua 1670 ditë

09:09 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është është me rëndësi të fillohet zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe para raundit të ri të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, kanë kaluar 1670 ditë nga afati i fundit për zbatimin e kësaj ujdie, transmeton Klan Kosova.

Këto deklarata, kreu i shtetit serb i bëri pas një takimi që pati të martën me shefin e  delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici.

Sipas Vuçiqit, përparësia e Serbisë është anëtarësimi në BE dhe se vendi i tij  do të bëjë gjithçka që të mundet për t`u bërë pjesë e familjes evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme