Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte në Zveçan të Republikës së Kosovës se është gati i bindur se është e pamundur të arrihet marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rreth Kosovës.
Ai ka theksuar se lufta për interes të vendit dhe popullit vazhdon, për shkak e ka marrë shembull unitetin e shqiptarëve në vitet 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar.
“Unë nuk jam dikush i cili mund të ju jap parashikime optimiste”, ka thënë Vuçiq në takim me përfaqësuesit e politikanëve serb në Kosovë.
Sipas tij, zgjidhja optimiste është ajo e cila “nuk do të ishte e lehtë as për njerën e as për palën tjetër, por e cila nuk do ta përulte as njërën as palën tjetër”, transmeton lajmi.net.
“Jam larg asaj zgjidhjeje, pak për shkak të largimit nga qëndrimet e ndërsjella, e pak për shkak të qëndrimeve të një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se një situatë e tillë askujt nuk i jep të drejt që të ndalojë që të luftojë për interesa të popullit dhe vendit.
Ai është shprehur i kënaqur që Lista Serbe ka mbetur e bashkuar, megjithë tentimet, siç ka thënë ai, të krijohen ndarje.
“Duhet të luftojmë dhe të jemi të vendosur dhe të fuqishëm, që të sillemi sikur shqiptarët i sollën në vitet e 70-ta dhe 80-ta, që të mbesim të fortë dhe të vendosur”, ka thënë Vuçiq.
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...