Vuçiq “ankohet” për një veprim të Rusisë, 22 vjet më parë në Kosovë

23:31 | 18 Mars 2022
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “ankuar” për Rusinë rreth një veprimi të bërë në Kosovë para 22 vjetësh.

“Më 1999, rusët e morën aeroportin e Prishtinës, pra ishin në Kosovë, por më pas u larguan dhe kjo nuk është diçka që vlen të përmendet”, tha ai për TV Prva, përcjell Klankosova.tv.

Pos kësaj, Vuçiq theksoi se raportet e Beogradit me Moskën tani janë shumë të mira dhe se Rusia është përkrahësja kryesore e Serbisë në OKB kur bëhet fjalë për Kosovën.

Presidenti serb shtoi se nuk iu vendosin sanksione rusëve dhe tha se vendi i tij është në krizën më të madhe ndonjëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme