Vuçiq ankohet në Bruksel për Kosovën

15:51 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë kritik ndaj qasjes së Bashkimit Europian në raport me Serbinë, duke thënë se asnjë e arritur e Serbisë nuk po shihet si e vlefshme dhe krejt çfarë shikon Brukseli është raporti me Kosovën.

“Ne kemi pasur situatë shumë të rëndë sa i përket të drejtave të njeriut dhe lirisë së mediave në fillim të viteve 2012/2013, por gjithçka ishte në rregull nëse bëhej diçka në raport me Kosovën. Nëse nuk ka progres në çështjen e Kosovës nga pikëvështrimi i tyre asgjë nuk është mirë”, ka thënë Vuçiq.

Ai, duke folur në Selanik pas një takimi me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, shtoi se BE duhet t’ia japë një kornizë të saktë Serbisë së çfarë duhet të bëjë për t’u anëtarësuar në Union.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme