Megjithatë, kryetari i Serbisë, siç tha, është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i Ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.
Megjithatë, siç tha ai, është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.
Vuçiq tha se “shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm” dhe se “pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja”.
“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Kanë ata [shqiptarët] edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vucic.
Megjithatëm ai është i sigurt se me Amerikën “nuk ka lojë”:
“Ne ta mundim Amerikën… Mosni! Njëherë kemi provuar dhe nuk ia kemi dalë, Ndonëse atëherë jemi sulmuar dhe e dihet se çka mendoj për agresionin”, ka thënë Vucic në hapjen e një fabrike në Kragujevc.
Të enjten, ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.
Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.
Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova