Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndjerë i acaruar ndaj pyetjeve rreth Republikës së Kosovës në Tivat.
”Mos më provokoni me pyetje”, u tha ai gazetarëve, duke fantazuar madje se ”Kosova është territor i Republikës së Serbisë”.
Kjo ndodhi në një konferencë të sotme për media në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Brdo Brionit.
”Nuk ka Republikë të Kosovës, as sipas rezolutës 1244, as sipas OKB-së”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
Fillimisht Vuçiq përmendi se në këtë samit, ka takuar të gjithë liderët rajonalë përveç presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani./telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit