Vucic s’përgjigjet nëse është me Rusinë apo Amerikën, kujton sulmet mbi Serbinë

15:38 | 14 Prill 2018
V. S.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur me diplomaci kur u pyet për sulmet ajrore në Siri.

Ai tha se veprimet e tilla janë kujtime të dhimbshme për Serbinë.

“Për të gjithë ne që jemi më të vjetër se 18 apo 19 vjet, kjo është një kujtesë e dhimbshme nëpër të cilën kemi kaluar”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net

Ai nuk pranoi të flas se a qëndrojnë në anën e Amerikës apo të Rusisë.

“Ne jemi vend i vogël dhe si të tillë nuk duhet të ndërhyjmë”, tha Vuçiq.

Sulmet në Siri nisën në orët e para të mëngjesit, pas përdorimit të armëve kimik/lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme