Google ADS

Vucic: I kërkova Mustafës ta lirojë kryetarin e Ranillugut

17:28 | 16 Mars 2017
M. A.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se gjatë takimeve në Sarajevë kishte një incident në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Nëse më pyesni a ka pasur ndonjë incident, është korrekte të pyetet diçka e tilla. Nuk kishte probleme, vetëm se për drekë e pyeta ‘a e ke paramenduar vet, apo të ka ndihmuar dikush rreth konfiskimit të pasurisë’. Kjo është ajo që e kam thënë sot”, ka thënë Vuçiq para reporterëve, shkruan Blic.rs.

Kur është pyetur se çka tjetër i ka thënë kryeministrit Mustafa, Vuçiq ka thënë: “Liroje njeriun që është në burg për posterët, sepse kjo është makinë që nuk sjell të tjera vendime”, duke referuar arrestimit mbrëmë të kryetarit të Ranillugut Gradimir Mikic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme