“Open Balkan” nuk është një projekt i Rusisë. Me këtë fjalë liderët e tre shteteve themeluese të nismës kundërshtuan fjalët e kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i cili pak ditë më parë nënvizoi se mbështet këtë nismë pasi favorizon Serbinë.
“Kur u firmos kjo ishte Zorani, Edi dhe unë. Nuk e fsheh marrëdhënien tradicionale që kemi me Federatën Ruse”, tha presidenti serb.
Ndërsa kryeministri Rama u përgjigj se “Lavrov është një peshkaqen i lartë në diplomaci dhe ata që thonë këtë janë peshq”.
Deklaratat u bën gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të 5 liderëve të Ballkanit Perëndimor pas përfundimit të samitit në Ohër. Mungesa e Kosovës në takim ishte meraku i Edi Ramës të cilën e përmendi disa herë në fjalimet e njëpasnjëshme duke nënvizuar se ulësen e saj nuk mund ta zërë askush.
“Më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi 5 pavarësisht hezitimeve të mëparshme apo statuseve. Do të dëshiroja që të ishim 6 dhe dëshiroj që të jemi 6”, tha Rama.
Të njëjtën kërkesë pati edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që nënvizoi se Kosova në “Open Balkan” duhet të jetë e barabartë në tryezë.
“Absolutisht që është një qasje e re që paraqet një kthesë me të vërtetë të paimagjinueshme deri më tani, dhe unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë, por të jemi 6. Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e 6-të”, u shpreh kryeministri malazez.
Kjo iniciativë është atakuar në opinion si zëvendësim i rrugëtimit europian, proces i cili duket se ka ngecur tërësisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk i kurseu kritikat ndaj Brukselit, por duke e cilësuar gjithmonë si alternativën e parë dhe të vetme integruese.
Nisma u përshëndet nga komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi që mori pjesë personalisht, si dhe virtualisht nga zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, të cilët dhanë mbështetjen e tyre për “Open Balkan”. Takimi u finalizua me marrëveshje në fushën e turizmit, mjedisit dhe kulturës dhe samiti i radhës do të mbahet në Beograd.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...