Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ushtria e tij po “i mbron serbët në Kosovë” prej shtetit të tyre dhe prej atyre që po e mbështesin këtë shtet.
“Ne po ndërmarrim disa aktivitete në lidhje me mbrojtjen e vendit tonë. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë ushtrinë tonë më të fortë, sepse ky është garantuesi më i fortë i sigurisë për vendin tonë dhe pengesa më e fortë për të gjithë ata që “nuk kanë qëllime të mira”. Nëse nuk do të kishim një ushtri si kjo që kemi sot, më besoni, Prishtina dhe ata që e mbrojnë dhe e mbështesin do të kishin bërë veprime shumë më të vështira dhe më të këqija ndaj nesh, vendit tonë dhe “popullit tonë” në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq për RTS, por nuk ka përmendur se ajo ushtri e ka të ndaluar t’i afrohet kufirit të Kosovës.
Ai ka pretenduar se “Serbia pas një kohe të gjatë ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës në OKB, gjegjësisht në Këshillin e Sigurimit”.
Vuçeviq, duke e kryer detyrën e tij në servilizimin ndaj shefit të tij, ka deklaruar se prezantimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën “ishte një sukses i rëndësishëm diplomatik i Serbisë”.
“Kjo betejë politike do të vazhdojë. Ajo nuk do të ndalet. Dhe mos prisni që diçka të zgjidhet brenda natës. Por është e rëndësishme që ne të jemi këmbëngulës, të kemi besim, të kemi mençurinë dhe dijen e presidentit tonë për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore në kushte dhe rrethana shumë të vështira, gjeopolitike, politike dhe për të mbrojtur serbët në Kosovë e Metohi”, ka pretenduar Vuçeviq.
Sipas fjalëve të tij, “pyetjet se çfarë do të bëjmë tash e tutje nuk duhet të kenë një ngjyrim të dekurajimit”.
“Është shumë e komplikuar, është shumë komplekse, por Serbia duhet të jetë këmbëngulëse dhe e mençur në mbrojtjen e interesave të saj shtetërore dhe kombëtare. Dhe interesi ynë shtetëror dhe kombëtar është “të ruajmë paqen”, të mos biem pre e provokimeve të Kurtit, dhe interesi i dorës së parë – shtetëror, kombëtar, popullor është ta mbrojmë “popullin tonë” në Kosovë. Me aftësi politike, diplomatike, të gjitha të njohura dhe të panjohura që mund t’i zbatojmë si një shtet dhe që askush nuk pret që ne paraprakisht t’i tregojmë të gjitha kartat, në mënyrë që pala tjetër të mos e dijë çdo lëvizje tonën”, ka pretenduar Vuçeviq.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...