Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se Serbia nuk duhet të pranojë që agresioni që ndodhi në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 të përcaktohet nga forma si e sheh Kosova.
Vuçeviq për mediat serbe ka deklaruar se Banjska nuk duhej të ndodhte, por Serbia nuk duhet të pranojë narrativën se Banjska përcaktohet nga mënyra se si e sheh Kosova atë ngjarje.
Sipas tij, Banjska nuk ndodhi vetvetiu, por ishte një reagim ndaj siç pretendon ai “një sërë lëvizjesh të qeverisë së Kosovës, nga arrestimet deri te plagosja dhe rrahja e serbëve”.
“Nuk ishte koha kur në Kosovë lulëzonin demokracia dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kështu që dikush përtaci dhe bëri atë që ndodhi në Banjskë”, ka deklaruar Vuçeviq, raportojnë mediat ne Serbi.
Vuçeviq ka theksuar se autoritetet kosovare “nuk lejojnë që familjet e serbëve të vrarë në Banjkë të shënojnë vendin ku janë vrarë”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...