Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka deklaruar sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën gjithçka për të vështirësuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Sipas Vuçeviqit, inspektimet e detajuara të kamionëve me mallra serbe që tashmë po hyjnë nëpër pikën doganore të Merdarës, janë të panevojshme.
“Fatkeqësisht, gjithçka po shkon shumë keq. Kurti u pajtua, firmosi, por në çdo mënyrë në thelb minimizon dhe vepron në mënyrë destruktive. Ata po bëjnë inspektime të gjata të panevojshme, duke e komplikuar administratën vetëm për t’i bërë njerëzit nervozë dhe për të bërë të pakuptimta gjithçka që pretendohet se është rënë dakord”, tha Vuçeviq.
Ai theksoi se Kurti po shkakton si në lidhje me CEFTA-n ashtu edhe me mallrat serbe, në mënyrë që më vonë të lavdërohet për tërheqje nga këto vendime.
Vuçeviq është i bindur se Kurti nuk do të lejojë hyrjen e mallrave serbe përmes Jarinjes dhe Bërnjakut dhe se, sipas tij, do të arsyetohet me mos ardhjen e skanerëve.
“Ai po bën gjithçka për të bërë jetën sa më të vështirë për serbët në Kosovë”, u shpreh kryeministri serb.
Shefi i qeverisë serbe përmendi edhe aksionin e djeshëm policor në veri, ku u mbyll objekti që funksiononte si komunë paralele serbe e Skenderajt.
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...