Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke theksuar se personalisht beson se përgjigja më e mirë ndaj organizatorëve të ngjarjes është “shpërfillja”.
Më 27 qershor, autoritetet në Serbi ndaluan mbajtjen e festivalit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Po mendoja, nuk shoh arsye për një festival të tillë në Serbi”, tha kryeministri serb, Vuçeviq.
Një ditë pasi grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët u mblodhën në sheshin Dorqol, ku ishte paraparë të që hapej festivali “Mirëdita, dobar dan”, Vuçeviç tha se ata “bënë gjithçka për të treguar se Serbia është shtet që pranon ata që nuk kanë qëllime të mira ndaj shtetit dhe popullit tonë”./abcnews.al
LEXO EDHE:
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...