Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha sot se bisedimet në Bruksel me përfaqësuesit evropianë për Kosovën ishin të vështira dhe të dhimbshme, por se Serbia “ka shmangur skenarin për të qenë fajtori dhe faktori përçarës”.
“Asgjë nuk është e bukur dhe e lehtë për ne atje, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur dhe të lehtë nga ato biseda. E mira është që Serbia e shmangi atë skenar për të qenë fajtore, për të qenë një faktor përçarës, për të dashur konflikte, sepse ai skenar tashmë është përgatitur me qëllim që jo vetëm ta akuzojnë Serbinë, por edhe ta ndëshkojnë atë”, tha Vuçeviq për televizionin Happy.
Sipas tij, Serbia është e gatshme të negociojë për të gjitha propozimet që përjashtojnë pavarësinë e Kosovës dhe ulësen në Kombet e Bashkuara.
“Ne nuk pranojmë asnjë formë të njohjes de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”. Mund të flasim për gjëra të tjera, qoftë deklaratë doganore, vulë kjo apo ajo… Gjithçka që nuk shpie në pavarësinë e Kosovës është për ne diçka që mund të jetë temë në tryezë”, tha ai.
Ministri vlerësoi se 90 për qind e qytetarëve më së shumti do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga ai dialog dhe largohet prej tij. Pretendon se Serbia vet u tërhoq nga Kosova.
“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe autoritetin ushtarak atje ia lamë Kfor-it”, tha Vuçeviç./euronews/
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...