I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, është liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).
Hajdari e kuptoi se vuan nga kjo sëmundje gjatë kohës sa vuante dënimin në burg, por familjarët e tij ankohen duke thënë se Hajdari u neglizhua shumë nga organet e drejtësisë përkundër ankesave të bëra. Kjo është hera e dytë që Hajdari lirohet nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, kjo do të thotë se mbajtja e tij në burg është kundër të drejtave të njeriut.
Ai është i dënuar në rastin “Bllaca” dhe kur e kuptoi për sëmundjen, ishte duke e vuajtur dënimin.
Driton Hajdari është i dënuar me 7 vite burgim.
Por, tani më ai nuk gjendet prapa grilave duke e vuajtur dënimin.
Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa edhe në të kaluarën ishte liruar disa herë për trajtim mjekësor.
Megjithë sëmundjen e rëndë atij i ishte dashur të kthehet në vuajtje të dënimit.
Por, tani duket se Driton Hajdari nuk do të shkoj më prapa grilave.
Kjo pasi që ka plotësuar kriteret për tu liruar me kusht.
E kjo është edhe arsyeja pse ai tani po qëndron në shtëpi, nën përkujdesjen e familjarëve, raporton T7.
Gjithë kjo ka ndodhur pas një vendimi të Panelit për Lirim me Kusht, që ka aprovuar kërkesën e të dënuarit në rastin “Bllaca II”.
Ndërkohë, babi i Dritonit, Shaqir Hajdari thotë se rasti i djalit të tij është neglizhuar shumë nga organet e drejtësisë.
“Është zhegit shumë pasi sëmundja i është shfaqur në burg, pasi ka shkuar çdo herë situata duke ju vështiruar, non-stop kemi bë ankesë për t’u liruar më herët prej burgut, ndoshta gjendja e tij ish përmirësuar. Kemi bërë ankesë tek Shërbimi Korrektues, dhe një vit kemi pritur për përgjigje.”, ka thënë baba i Driton Hajdarit, Shaqir Hajdari.
Edhe bashkëshortja e Dritonit, e cila kujdeset për të, thotë se ai u sëmur deri sa ishte duke e vuajtur burgun.
“Terapi ka marrë, por Dritoni thotë që u helmua nga dikush, ka marrë një injeksion pasi shkoi shëndosh e mirë. Neve na mbetet që në të ardhmen të shohim çka do të ndodhë, sepse gjendja e tij përditë po keqësohet. Nuk është bërë trajtimi i duhur pasi gati dy vjet s’ka marrë trajtim hiç”, thotë gruaja e Driton Hajdarit, Teuta Hajdari.
Me këtë rast është marrë edhe Avokati i Popullit.
Nga kjo zyrë thonë se mbajtja në burg e Hajdarit do të përbente shkelje të drejtëve të njeriut.
Avokati i popullit i ka dërguar një opinion juridik në cilësinë e mikut gjykatës dhe e ka njoftuar që nëse i dënuari vazhdon të mbahet kjo do të përbënte shkelje të drejtëve njeriut e cila është pjesë e ligjeve të Kosovës
Driton Hajdari vuan nga sëmundja e sklerozës amfitrofike laterale.
Ai është dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...