Një person është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Suharekë. Ngjarja ka ndodhur në një kazino dhe dyshohet se personi i vrarë ishte punëtor i kësaj kazino, shkruan arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka pohuar se momentalisht është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Sipas Gashit viktima dyshohet të jetë rreth 30 vjeçar. Ai ka shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
“Detaje të tjera nuk kemi, sepse ende është duke u ekzaminuar veni i ngjarjes. Të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shteti dhe njësitet tjerat të hetuesve, forenizka. Ajo çka mund të themi është se bëhet fjalë për një mashkull rreth 30 vjeçar”, ka thënë Gashi.
Ai pohoi se pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendin e ngjarjes, policia do të jap më shumë informacione rreth këtij rasti. /Arbresh.info
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...