Vritet një person në Suharekë

13:20 | 17 Mars 2019
L G

Një person është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Suharekë. Ngjarja ka ndodhur në një kazino dhe dyshohet se personi i vrarë ishte punëtor i kësaj kazino, shkruan arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka pohuar se  momentalisht është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe  të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Sipas Gashit viktima dyshohet të jetë rreth 30 vjeçar.  Ai ka shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

“Detaje të tjera nuk kemi, sepse  ende është duke u ekzaminuar veni i ngjarjes. Të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shteti dhe  njësitet tjerat të hetuesve, forenizka. Ajo  çka mund të themi është se bëhet fjalë për një mashkull rreth 30 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Ai pohoi se pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendin e ngjarjes, policia  do të jap  më shumë informacione rreth këtij rasti. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme