Google ADS

Vritet një person në Prishtinë

14:21 | 25 Shtator 2022
A. B.

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Prishtinë saktësisht në lagjen Kolovica.

Lidhur me rastin një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obdusion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti”, tha Ulaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme