Google ADS

Vritet një person në Pejë

16:32 | 18 Maj 2021
A. B.

Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Pejë saktësisht në rrugën “Gjon Gazulli”.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

“Konfirmohet se rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Ambulanca ka dalur në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës së gjinisë mashkull”, tha Gashi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme