Mëngjesin e sotëm, është vrarë një ari nga persona të panjohur në Brezovicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se, me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar “Gjueti e paligjshme”.
“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacinit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që qonë tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të masat e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligshme”. Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, tha ai. /Arbresh.info/
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...