Vritet një 23 vjeçar dhe plagosen dy të tjerë në Mitrovicë

00:03 | 13 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Një 23 vjeçar është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur sonte në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, raporton klan kosova, transmeton portali arbresh.info

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka deklaruar ai.

Zahiti ka thënë se deri tani nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar lidhur me këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme