Google ADS

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së

19:30 | 26 Nëntor 2023
E.G

Një 55-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të gjuatjes me armë zjarri në mes dy bandave kriminale në Dijon të Francës.

I ndjeri, Veli Sadiku kishte qenë edhe ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e së shtunës dhe për ngjarjen tragjike ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”.

Prokurori i qytetit të Dijon, bëri të ditur duke thënë se dy persona qëlluan derisa ishin në lëvizje me veturë dhe ata janë ende në arrati.

Raportohet se burri nga Kosova u godit nga plumbi brenda banesës së tij në katin e parë, në vendin e quajtur “Rrethi i Stalingradit”.

Për rastin ka folur edhe vajza e viktimës, e cila deshti të mbetej anonime.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babain ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për gazetën franceze.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.
Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!”, ka shkruar familjari i tij.”, ka shkruar në Facebook, njëroi  nga familjarët e të ndjerit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme