Google ADS

Vriten afër 100 veta në një fshat në Mali

15:00 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Afërsisht 100 persona janë vrarë nga një sulm në një fshat në Malin qendror i banuar nga grupi etnik Dogon.

Sulmi ka ndodhur në Sobale Kou, afër qytetit të Sanga, sipas mediumit në gjuhën franceze, RFI, transmeton Klan Kosova.

Trupat e të vdekurve janë gjetur të djegur, sipas autoriteteve lokale dhe se kërkimet për trupa të tjerë janë duke vazhduar.

Në Mali muajt e fundit ka pasur sulme të panumërta, disa etnike, disa të kryera nga grupe xhihadiste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme