Prokuroria Themelore e Prishtinës është në pritje të raportit mjekësor rreth gjendjes mendore të 40 vjeçarit nga Fushë-Kosova, i cili dyshohet se i hoqi kokën babait të tij rreth të 70 vjeçar.
Deri sa raporti për gjendjen psikike të të dyshuarit të jetë në duar të prokurorisë, prokurori i rastit, ka kërkuar që i dyshuari të vendoset në psikiatri.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, i ka thënë portalit arbresh.info se janë në pritje të vërtetimit nga ana e institucioneve mjekësore rreth gjendjes mendore të të dyshuarit.
Megjithatë, sipas saj me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në trajtim të detyrueshëm psikiatrik.
“Për ta ditur saktë a është me problem psikike, është lëshuar një kërkesë për t’i bërë një ekzaminim psikiatrik, që me marrë një lloj ekspertize prej anës së mjekësisë dhe me konstatua se me të vërtet ka problem mendore. Kështu, në shikim të parë është vërejtur se ka problem psikike, por në mënyrë që me konstatu saktë dhe me marrë një vërtetim tamam prej fushës së mjekësisë, është lëshuar një kërkesë për ekzaminim psikiatrik, edhe një lloj kërkese për paraburgim , por një trajtim të detyrueshëm psikiatrik”, u shpreh Ulaj.
Sipas saj, i njëjti nuk mund të dërgohet në burg pasi që ka dyshime rreth gjendjes së tij psikiatrike.
“Nuk jam e sigurt, por ndoshta në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë”, tha ajo.
Ulaj, po ashtu ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet dhe faktet se si ka ardhur deri të vrasja e viktimës nga vrasësi. Ajo, thotë se deri në ekzaminimin e trupit të pajetë të 70 vjeçarit dhe analizave të të gjeturave në vendngjarje, nuk mund të dihet se si ka ardhur deri të vrasja.
“Jemi në pritje të ekzaminimit dhe obduksionit të trupit të pajetë të viktimës dhe duhet t’i analizojmë mirë të gjeturat në vendin e ngjarjes, për të kuptuar se si ka ardhur deri të vrasja”, ka thënë Ulaj për arbresh.info.
Ndryshe, dje (20 korrik) rreth orës 16:50 në Fushë-Kosovë, afër Universitetit AAB pranë shtëpisë së tij, i dyshuari M.R i ka hequr kokën me sëpatë babait të tij rreth 70 vjeçar.
Pesë minuta më vonë, Policia e Kosovës ka arritur në vendngjarje ku ka arrestuar të dyshuarin, 40 vjeçarin M.R, i cili dyshohet të jetë me të meta mendore. Ende nuk dihen motivet dhe si ka ardhur deri kjo vrasje makabre./arbresh.info
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...