Sistemi i drejtësisë në Kosovë po dështon të zbardh shumë vrasje, sidomos ato që janë kryer në mënyrë profesionale.
Vrasja e kandidatit të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista dhe vrasja e Dafina Zhubit janë disa nga rastet, të cilat edhe pse kanë kaluar mbi tre vjet që kur kanë ende nuk janë zbardhur.
Njohës të çështjeve të drejtësisë dhe të sigurisë vlerësojnë se mungesa e profesionalizmit, vullnetit dhe guximit, janë disa nga arsyet pse organet e drejtësisë nuk po arrijnë të zbardhin këto raste.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pohon se rastet e vrasjeve si ai i Elvis Pistës duhet të trajtohen nga Prokuroria Speciale e jo ajo Themelore.
“Prokurori i Shtetit por edhe institucionet e drejtësisë ne përgjithësi kanë dëshmuar se iu mungon vullneti, profesionalizmi dhe guximi i duhur për zgjedhjen e rasteve më të ndjeshme, si janë rastet në fjalë. Rasti Elvis Pista dëshmon se si Prokurori i Shtetit më veprimet apo mos veprimet e tij, ka sjellë deri të dështimi për hetuar këtë rast në mënyrë profesionale. Për IKD është e pakuptimtë se si ky rast trajtohet nga Prokuroria Themelore në Gjakove dhe jo Prokuroria Speciale”, thotë Miftaraj.
Sipas tij, nga mungesa e profesionalizmit tek prokurorët po i dëmton vet provat e rasteve të tilla, duke treguar në publik detaje të hetimeve.
Miftaraj, thotë se askush nuk po mbahet përgjegjës për dështimet e zbardhjes së këtyre rasteve.
“Në këtë rast kemi qenë dëshmitarë se si prokurori i rastit bën shkelje ligjore dhe informon publikun e gjerë se në këtë rast persona të caktuar janë duke u përgjuar, që do të thotë së jap informacione që më ligj janë te klasifikuara. Mënyra se si prokuroria i është qasur këtyre rasteve, fatkeqësisht nuk le shumë shprese së këto raste do zbardhën në një të ardhme të afërt, përderisa askush nuk po mbahet përgjegjës dhe llogaridhënës për dështimet”, ka shtuar ai.
Edhe njohësi i sigurisë në vend, Avni Islami në një prononcim për portalin ‘arbresh.info”, ka thënë se rasti i Elvisë Pitës dhe rasti i Dafina Zhubit kanë specifikat e veta.
“Te dyja i kanë specifikat e veta edhe rasti i Elvis Pistës edhe rasti i Dafina Zhubit, dhe rast specifik është vrasja e Elvis Pistës e cila është kryer jashtëzakonisht e përgatitur mirë dhe profesionale dhe të dyja rastet dhe rastet e tjera ende nuk janë zbardhur”, tha Islami.
Sipas tij, vrasjet e tilla lënë për të dëshiruar sistemin e drejtësisë në Kosovë .
“Vrasjet e tilla që nuk janë zbuluar dhe shumë raste tjera lënë për të dëshiruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë është duke çaluar dhe se kjo tregon që besimi në institucionet e Republikës së Kosovës ma konkretisht në sektorin e drejtësisë sa vihen dhe humb kuptimin e vet për shkak se nuk po zbulohen vrasjet e të cilat dyshoj që janë të implikuar strukturat edhe njerëzit të fuqishëm të politikës’, u shpreh ai.
Ai vlerëson se sistemi i drejtësisë nëse nuk lirohet nga politika dhe gjyqësori vështirë që sistemi i drejtësisë mund të ketë sukses.
“Dhe përderisa sistemi i drejtësisë nuk lirohet nga politika dhe përderisa gjyqësori është i pavarur nga politika dhe legjislativi e te tjera vështirë që sistemi i drejtësisë mund të ketë suksese , kemi rastet të tjera të profilit më të ulëta ku autoritetet e sigurisë së Kosovës shumë shpejt e bëjnë arrestimin dhe gjendet vrasësi por kur kemi me vrasje të profilit të lartë siç është vrasja e ish kandidatit të PDK-së Elvis Pistës atëherë është tepër dyshuese se si është e mundur që asnjë provë të mos jetë gjendur dhe të humbin provat materiale dhe asnjë mjet të mos veproj dhe të vije deri te zbardhja e së vërtetës, kjo e humb besimin në institucionet e hetuesisë së Kosovës, pra vetëm kur kemi të bëjmë me vrasje të profilit të lartë dhe kjo po del që nëse dikush ka njerëz më ndikim në figurat politike të larta dhe këto vrasje po mbesin të pa zbuluara”, tha Islami.
Ish-kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista është vrarë mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit të vitit 2014, deri sa po dilte nga restaurant “Jahaj” në Rahovec, ku ishte duke festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij. Derisa në qershor të këtij viti bëhen 4 vjet nga vrasja e Pistës, më 17 shkurt po të këtij viti bëhen 3 vjet nga vrasja e Dafina Zhubit, ku i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Astrit Dibra ishte lëshuar nga paraburgimi dhe, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte pushuar hetimet, duke konstatuare se ajo kishte kryer vetëvrasje. Më vonë pas një ekspertize të kryer në Zvicër, kishte dal që Zhubi nuk kishte kryer vetëvrasje, por ishte vrarë, gjë kjo që bëri që kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi të kërkoj rifillimin e hetimeve për këtë rast./B.Agushi/Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...