Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Sibofc të Podujevës.
Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 19:34.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjet asgjë e dyshuar. kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati./Arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj