Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

10:05 | 16 Gusht 2022
K.B

Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, në njoftimin e policisë thuhet se janë gjetur gjashtë gëzhoja.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 15.08.2022-15:58. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga i dyshuari mashkull kosovar i cili nga vendi i ngjarjes është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme