Vrasje në tentativë në Pejë, viktima rezervon biletën dhe largohet nga Kosova nga frika

09:16 | 5 Shtator 2024
E.K

Një person në Pejë ka raportuar se djali i tij është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, dhe nuk dihet nëse viktima ka marrë ndihmë mjekësore, pasi nga frika ka rezervuar biletë avioni dhe është larguar.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja kalibri 7.62 mm. Viktima nuk ka qenë e qasshme për të dhënë dëshmi.

Sipas raportit të policisë, rasti është regjistruar si “Vrasje në tentativë” dhe është informuar prokurori për të vazhduar hetimet.

“Pejë / 03.09.2024 – 03:00. Me datë 04.09.2024 ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme