Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për lëndime pasi që dyshohet se dy të dyshuar për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të mërkurën rreth orës 23:54.
Lidhur me rastin një person është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe një femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë / 10.07.2024-23:54. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...