Google ADS

Vrasje në tentativë në Deçan, arrestohet i dyshuari

09:19 | 22 Korrik 2024
E.G

Është arrestaur një person në Deçan pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet të mprehtë një person.

Sipas raportit 24 orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jët, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË Deçan 21.07.2024-13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme