Vrasje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

08:57 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, një person ka qëlluar me armë zjarri në viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull tjetër po ashtu i komunitetit shqiptar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen  e viktimës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar shqiptarë si dhe është kontrolluar shtëpia  e tyre.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme