Mëngjesin e së premtes të 20 shtatorit, mitrovicasit u tronditën nga të shtënat me armë zjarri, që për pasojë lanë të vdekur një person.
Viktima ishte 45-vjeçari, Florim Zeqiri, ndaj të cilit, tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Valdrin Salihu kishte shkrepur gjashtë plumba.
Zeqiri mori plagë të rënda pasi u qëllua pas shpinës më dy plumba, e ku përkundër trajnime e intervenimeve të shpejta, i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK, raporton Arbresh.info.
Një ditë më vonë, policia identifikoi personin e dyshuar, që ishte 33 vjeçari, Valdrin Salihu. Madje, policia e shpalli në kërkim të dyshuarin, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.
Mirëpo, përkundër identifikimit dhe shpalljes së tij në kërkim, Salihu ende nuk është prangosur.
Megjithëkëtë, Policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e që është Valdrin Salihu 33-vjeçar.
Në faqen zyrtare, Policia e Kosovës ka publikuar fotografin e të dyshuarit kryesor përmes së cilës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarë vendndodhjen e tij.
Sipas të dhënave të publikuara nga policia, i dyshuari Valdrin Salihi është nga Kosova, por me nënshtetësi të Suedisë, ndërsa motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të qarta.
Po ashtu, policia të dielën ka bërë të ditur se është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikator dhe 205 fishekë.
Tashmë kanë kaluar tri ditë prej kur ka ndodhur vrasja që tronditi Mitrovicën, mirëpo policia ende nuk ka arritur ta kap autorin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti për Arbresh.info ka thënë sot se i dyshuari ende nuk është arrestuar.
Ndërsa rruga “Fatime Hetemi”, ku ndodhi vrasja, është e frekuentuar nga qytetarët për shkak të tregtarëve që shesin gjërat e tyre në atë pjesë të qyteti.
Përveç tregtarëve në rrugë, ajo zonë është e frekuentuar edhe me dyqane të ndryshe përreth
Nga të shtënat me armë zjarri, gëzhojat e plumbave kanë përfunduar brenda një furre, mirëpo pa dëme të mëdha e lëndime në njerëz.
Prokurori i rastit ka dal në vendin e ngjarjes ndërsa hetimet për motivet e vrasjes ndërsa kërkimi për arrestimin e të dyshuarit, po vazhdon./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...