Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, Syla: Personi që u plagos rëndë është në gjendje stabile

Një 57 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë në fshatin Zllakuqn të Lipjanit. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës, Naser Syla. “Ai është transferuar në Klinikën Torakale për të vazhduar trajtimin”, tha Syla./Arbresh.info/