Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasditën e sotme në Vushtrri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin dy persona janë arrestuar si të dyshuar, kurse është konfiskuar edhe një armë.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Zahiti
Ai ka shtuar tutje se hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...