Google ADS

Vrasja në Prizren, prokurorja e rastit: Janë përmendur 400 euro

15:39 | 3 Janar 2023
Emir Abduramani

Një 31-vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa një tjetër është plagosur pas një konflikti që filloi në lokalin “Kobra City” në Prizren, për të vazhduar më pas jashtë tij.

Lidhur me këtë rast, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e të riut nga Kukësi është Dibran Hoxhaj i cili edhe është shoqëruar në polici për intervistim.

Ndonëse vërtetësia e arsyeve të ngritura për vrasjen nuk janë konfirmuar, pasi hetimet po vazhdojnë, Prokurorja e rastit, Nazan Shero tha për arbresh.info se një shumë prej 400 euro është përmendur nga dëshmitarët.

Por, siç tha Shero se sa janë të vërteta këto deklarata, mbetet të shihet tutje, duke qenë se rasti është duke u hetuar.

“Kallëzimin penal nuk e kom marrë, jemi në zhvillim të hetimit, jemi në mbledhje të provave. Është përmendur shuma prej 400 eurove nga dëshmitarët, por se çka ka të vërteta këtu pritet të kuptohet më vonë kur të kryhen hetimet”, tha prokuroria e rastit, Nazan Shero për arbresh.info.

Lokali ku dyshohet se filloi përleshja që më pas përfundoi tragjikisht për një person nga Kukësi është mbyllur nga Drejtoria e Inspekoratit të Prizrenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme