Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi ka bërë të ditur se është autorizuar nga familja e Dukagjin Nikollajt si mbrojtës i tij.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi shkruan se pamje ka dhe ligji do të veprojë dhe secili do të përgjigjet për atë që ka bere!
Ndryshe, e premtja ishte fatale për Kastriot Ramadanin ,i cili u qëllua me armë zjarri nga i dyshuari, Andi Pajazirti, person ky i njohur për organet e sigurisë dhe drejtësisë edhe më parë.
Gjithë ngjarja nisi pas një mosmarrëveshje mes Dukagjin Nikollaj, i cili doli se ishte në kërkim nga FBI dhe mes Andi Pajazitit, po ashtu një person që ishte i përfshirë edhe në gjuajtjen me armë në “DuplexClub” që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2019.
Por, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Andi Pajaziti nuk ishte i vetmi që gjuajti me armë zjarri në natën tragjike. Edhe viktima, Kastriot Ramadani kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Pajazitit, e pas tij edhe i dyshuari tjetër që gjendet në arrati, Dukagjin Nikollaj.
Në këtë përleshje mbeten të lënduar 21 persona, 17 prej tyre kishin kërkuar tretman mjekësor, shtatë prej tyre ishin plagosur nga plumbat që u shkrepën nga të dyja palët e përfshira në këtë përleshje.
Deri tani, Gjykata Themelore në e Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit: Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, kurse Dukagjin Nikollja ende gjendet në arrati. /Arbresh.info/
Postimi i plotë:
LEXO EDHE
Në lokalin ku u vra Kastriot Ramadani nis fushata kundër dhunës “Bon Vive”
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...