Prishtina mbrëmë është tronditur nga një ngjarje tragjike e cila ka përfunduar me vrasje në lagjen “Kodra e Trimave”.
Sipas raportit të policisë, e dyshuara Nazmije Mullaku 55-vjeçare, ka shtënë me armë zjarri 10 herë në drejtim të kunatit të saj (vëllait të bashkëshortit), Xhevdet Millaku 60-vjeçar, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, në vend të ngjarjes janë gjetur edhe 10 predha ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është vrarë viktima, si dhe një karikator me tre fishek.
Lexo edhe:
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.
55-vjeçarja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 20.08.2024 – 19:00. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Mes tjerash, ndonëse rasti është ende duke u hetuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë për Arbresh.info ka bërë të ditur se vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe të problemeve familjare.
“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Prokuroria: Motivi i vrasjes në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës