Google ADS

Vrasja në Pejë, Kurti: Lajm tronditës, organet sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje

23:09 | 8 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vrasja e dyfishtë në Pejë ka qenë lajmë tronditës.

Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa ka kërkuar nga organet që sa më parë të zbardhin rastin.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme