Familjarë të të ndjerit Idriz Gega i cili mbeti i vrarë nga një incident në Pejë, përmes një postimi në Facebook, kanë shpjeguar ngjarjen e sotme, ku i plagosur mbeti edhe djali i viktimës.
Sipas tyre, dorasi Fatmir Llonçari kishte tentuar edhe më herët ta vriste Idriz Gegajn mirëpo ishte vërtetuar se ka sëmundje psiqike dhe pas 4 vitesh heqje lirie ishte liruar.
“Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshjte heshjte nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia”, shkruan Gazmend Gega.
Ky është postimi i plotë:
Ndodhi ajo e cila edhe u prit!!!
Me datë 10.12.2008, Idriz Gega nga Peja, u sulmua brutalisht me sëpatë në oborrin e shtëpisë nga komshiu i ligë Fatmir Llonçari. Pas seancës gjyqësore i pandehuri për tentim vrasje i cili edhe u vërtetu se ishte i sëmur psiqik, u dënua vetëm me 4 vite heqje lirie dhe prap u leju të jetonte afër shtëpisë së viktimës.
Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshjte heshjte nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia.
Sot rreth orës 15:15, vrasësi prap morri sepatën dhe i bëri të njejtën gjë plakut 82 vjeçar, por kësaj rradhe me fatalitet. Prezent ishin bashkëshortja e të ndjerit dhe nusja e djalit me fëmijë. Ndërkohë erdhi edhe djali i të ndjerit i cili u qëllu me breshëri plumbash nga vrasësi.
Ju lutem të gjithëve, posaqërisht mediat të mos e keqinterpretojn rastin!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...