Përmes një komunikate për media policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull I.B.(1951) ka sulmuar me sëpatë gruan e tij S.B.(1965) e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.
Në këtë situatë është përfshirë A.B.(1990), e cila ka tentuar ta parandalojë dhunën por e njëjta ka përfunduar me lëndime trupore. Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e A.B është stabile.
“Policia e Kosovës, në kohën e kryerjes së kësaj vepre menjëherë ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe nga shtëpia e të njëjtit është konfiskuar sëpata me të cilën i dyshuari kishte kryer vepren penale të cekur më lartë. Po ashtu është sekustruar edhe një armë gjysmëautomatike cal.7.62×39”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si vepër e ‘Vrasjes së rëndë’.
Komunikata e plotë:
Informoheni se më datën 17.11.2017 rreth orës 07:20 në rrugën “ Mehmet Bajrakatari” në Pejë ka ndodhur një rast i cilësuar si ‘Vrasje në tentative’, me ç’rast një shtetas i Kosovës, i dyshuari I.B.(1951) kishte sulmuar me sëpatë bashkëshorten e tij S.B.(1965), duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë. Ky i dyshuar, përkundër përpjekjeve të disa dëshmitarëve të cilët kanë tentuar të parandalojnë të dyshuarin, i njëjti kishte sulmuar me sëpatë edhe viktimën e dytë femër në ketë rast, shtetasen A.B.(1990) e cila kishte pësuar lëndime në kokë dhe në dorë, por sipas raportit mjekësor, e njejta kishte gjendje stabile, ndërsa viktima e parë (S.B.) për shkak të gjendjes së rëndë në atë kohë ishte dërguar me autoambulancë për në Q.K.U.K. Prishtinë.
Policia e Kosovës, në kohën e kryerjes së kësaj vepre menjëherë ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe nga shtëpia e të njëjtit është konfiskuar sëpata me të cilën i dyshuari kishte kryer vepren penale të cekur më lartë. Po ashtu është sekustruar edhe një armë gjysmëautomatike cal.7.62×39.
Ky i dyshuar, me rastin e gjetjes së armës, ka kryer edhe veprën tjetër penale të cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontrollë të paautorizuar të armës’
Më date 23 nëntor 2017 rreth orës 18:30, viktima S.B. e cila ishte ne trajtim intenziv mjekësor në spitalin e QKUK-ës Prishtinë, ka ndërruar jetë . Hetuesit rajonal DRP Pejë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.
Ky rast tani është cilësuar si vepër e ‘Vrasjes së rëndë’.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!