Vrasja në Pakashticë/ Detajet e fundit nga Prokuroria

09:20 | 13 Janar 2022
V. S.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Në një prononcim për arbresh.info, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka treguar se i dyshuari për këtë vepër është arrestuar po ashtu është ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç, ndërsa viktima është M.K mashkull 30 vjeç.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se me urdhër të prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurores viktima është dërguar për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë çështje”, deklaroi Ulaj.

Kujtojmë, se policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar dy armë të gjuetisë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Heutuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin e rastin në mënyrë që të ndriçohen dhe sqarohen të gjitha rrethanat.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç,  Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë.Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti për arbresh.info.

Lexo edhe: 

Vrasje në Pakashticë të Podujevës, vdes një 30 vjeçar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme