Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuarit, gjen pistoletë, karikator dhe mbi 200 fishekë

09:38 | 22 Shtator 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se kanë kontrolluar banesën e Valdrin Salihut, i dyshuari kryesor për vrasjen e një personi mëngjesin e së premtes në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicën Jugore.

Sipas policisë, në banesën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikator dhe 205 fishekë, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari për vrasjen e Florim Zeqirit ndodhet ende në arrati ndërsa policia të shtunën u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

“Mitrovicë Jugu / 20.09.2024 – 09:45. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:

Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një të dyshuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme