Vrasja në Malishevë, policia jep detaje shtesë

09:24 | 21 Shtator 2023
K.B

Një person është vrarë dje në fshatin Banjë të Malishevës në rrethana të panjohura.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Fsh. Banjë, Malishevë. 20.09.2023 – 07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që me armë zjarri ka vrarë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Te dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me te cilën dyshohet se është kryer vepra./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vritet një person në Malishevë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme