Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje rreth rastit të vrasjes së gruas në Llaushë nga burri i saj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani tha për arbresh.info se policia shkresat në lidhje me denoncimin e viktimës në fshatin Llaushë të Skenderajt që ishte bërë me datën 01.01.2022, i ka dërguar sot në prokurori, pra një ditë pasi rastit tragjik të vrasjes.
“Po, rasti që ka ndodh më herët, policia e ka sjell në prokurori sot i ka dorëzua për rastin e datës 1 janar. Nuk theksohet aty, veç është informua prokurori edhe për detale të tjera rreth rastit nuk ka konstatime, vetëm se është liru për dhunë në familje. U hap rasti më tutje nuk ka diçka të theksuar. Pra, policia vetëm i ka pru shkresat në prokurori edhe i ka intervistua palët, nga policia e jo prokuroria. Nuk ka të dhëna të tjera për këtë person nuk ka shënime nëse është intervistua më herët”, tha Ujakni./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...