Google ADS

Vrasja në Klinë, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit

22:35 | 7 Gusht 2023
E.G

I dyshuari për vrasjen e sotme në Klinë, Tush Frroku është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia përmes një njoftimi u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë nëse e shohin personin në fjalë, shkruan Arbresh.info.

“Personi i kërkuar është: TUSH (Nue) FRROKU  i lindur me 25.06.1975  në fshati Kosh-Istog.I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:“Vrasje””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë që në një lokal në Klinë, si pasojë e të shtënave me armë ka ndërruar jetë një person pas plagëve të marra./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Të shtëna me armë në një lokal në Klinë, vdes një person

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme