Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, ka thënë se në bazë të gjurmëve në vend të krimit dhe asaj që dihet deri tani për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan del se personi që ka kryer vrasjen ka qenë profesionist dhe vrasja ka qenë e paramenduar.
“Është shqetësim dhe një indikator pasigurie kolektive, por ana tjetër e medaljes është pak më ndryshe. Nuk duhet t’i përbaltim institucionet, sepse krimi është i pashmangshëm gjithandej. Sipas statistikave, shkalla e zbulueshmërisë së Policisë së Kosovës këtë vit është rritur për 8 %”.
“Është e panjohur sepse rrethanat kanë qenë të tilla, por reflekton se vrasësi është profesionist. Vrasja e trefishtë nuk ka qenë e çastit, as e momentit në kuptimin e emocionit.
Ato pak gjurmë që janë gjetur reflektojnë ose përcjellin mesazh që bëhet fjalë për një person. Ai person është parë i vetëm, por i vetëm nuk ka ardhur në atë situatë. Ka qenë vepër e paramenduar derisa i dyshuari si vrasës ka qenë profesionist”.
Çollaku, në Rubikon ka deklaruar se nuk beson se vrasësi ka qenë vetëm dhe ka pasë mbështetje.
“Mendoj që jo. Mendoj që ka pasë mbështetje, por nuk ka qenë vetëm. Personi që aq shpejt ka tretur nga hapësira ku është kryer vepra penale më jep të kuptoj se ka qenë akt i përgatitur dhe ka qenë edhe dikush që e ka mbështetur në ikjen nga vendi i ngjarjes dhe moslënia e gjurmëve të lehta për t’u identifikuar fillimisht dhe më pas për t’u kapur. Deklarata e kryeministrit Albin Kurti dhe ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh është praktikë që ndodh në shumë vende të tjera. Është mekanizëm që praktikohet dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe, sepse është mbështetje për organet që kanë mandat. Kryeministri dhe qeveria nuk kanë mandat”.
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...