Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje mbi vrasjen që ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj, ku një 89-vjeçar dyshohet se u vra nga një polic, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se lidhur me vrasjen ka ndaluar dy persona të dyshuar, dhe se janë duke punuar për zbardhjen e kësaj çështje, shkruan Arbresh.info.
Përmes një njoftimit për media, Prokuroria bën të ditur se ndaj dy të dyshuarve F.R., dhe J.m., është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjës së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United – ai...
Zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve të përgjigjeve në rast...
Deputeti shqiptar dërgohet me urgjencë në spital
Haxhiu priti në një takim krerët e sistemit të drejtësisë dh...
Marco Rubio emërohet Sekretar i Shtetit, Hasani: Të forcojmë...
Edhe në 697 banka tjera gjermane, Kosova do të figurojë si s...