Google ADS

Vrasja në Ferizaj, ekstradohet autorja nga Gjermania

14:35 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Është ekstraduar nga Gjermania e dyshuara në vrasjen e rëndë në Ferizaj në muajin shtator të vitit 2018.

Rasti fillimisht ishte paraqitur si “person i zhdukur”, por pas gjetjes së trupit të viktimës A.K, 28-vjeç ishte cilësuar si vrasje, shkruan portali arbresh.info.

Pas punës hetimore nga Policia e Kosovës, mbledhjes së provave dhe dëshmive materiale lidhur me këtë rast, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet gjermane ekstradimin e të dyshuarës M.P, 35-vjeçe.

Pas përfundimit të procedurave në Hetuesi dhe Prokurori ,e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga e cila të njëjtës iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme